Flash News

KRYESORE

PDIU në mbledhje urgjente, pritet një deklaratë e fortë për zgjedhjet

PDIU në mbledhje urgjente, pritet një deklaratë e fortë

PDIU e Shpëtim Idrizit ka thirrur kryesinë e saj në një mbledhje urgjente.

Ajo që pritet pas kësaj mbledhje me dyer të mbyllura ka të bëjë me zgjedhjet e 25 qershorit. 

Kujtojmë këtu se marrëveshja Rama- Basha solli një zgjidhje të ngërçit politik, por nga ana tjetër anuloi de facto mundësinë e partive për të bërë koalicione parazgjedhore.

Një skenar i tillë, në kushtet që ofron kodi aktual zgjedhor, penalizon dukshëm partitë e vogla. Këtë fakt nuk e ka lënë pa e bërë të ditur PDIU, kryetari i tij Shpëtim Idrizi, apo Mesila Doda, të cilët janë shprehur se kjo marrëveshje ka goditur rëndë partitë e vogla në vend.

Mbetet për tu parë se kush do të jetë qëndrimi i PDIU-së për zgjedhjet, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Të fundit