Flash News

KRYESORE

PDIU pozicionohet në opozitë, Mesila Doda: Fronti të bashkohet për rinumërimin e gjithë qarkut të Tiranës

PDIU pozicionohet në opozitë, Mesila Doda: Fronti të bashkohet

Pas rinumërimit të 25 kutive nga  64  të Tiranës, Mesila Doda shkon më tej, në kërkesën e saj.  Eshtë hera e parë që një zyrtar i lartë i kësaj partie del hapur kundër PS. Ajo u bën thirrje dy forcave më të mëdha opozitare, PD dhe LSI, që “të bashkohemi për të kërkuar rinumërimin e gjithë qarkut të Tiranës”.  Këtë kërkesë të saj  Doda e mbështet nga faktet se deri tani, kur janë nuëmruar 1/3 e kutive të dyshuara që janë kërkuar nga PS dhe PDIU, nuk ka asnjë rezultat nga kutitë që të përputhet me procesverbalet. Thirrja e saj i drejtohet të gjithë kampit opozitar, duke kuptuar këtu PD-në dhe LSI-në. Kjo thirrje e Dodës duket edhe si një dëshpërim, pasi me këto ritme, ka shumë gjasa që PDIU të mos marrë 38 votat e duhura për të marrë mandatin e 34 në kryeqytet.  

Ja reagimi i Dodës:

“Deri tani asnjë kuti votimi nuk ka të njëjtin rezultat si në procesverbale. I domosdoshëm numërimi i gjithë Tiranës, kanë futur duart në votat e pavlefshme, kanë përvetësuar e vjedhur sa kanë mundur nga votat e partive të tjera, kanë shkatërruar gjithë procesin.

I bëj thirrje gjithë Frontit opozitar… Te kërkojmë numërimin e gjithë Tiranës. Mandatet janë vjedhur e kanë lëvizur në tavolinë.

Kjo nuk është e nuk mund të jetë betejë për një mandat, por për të shpëtuar sistemin nga manipulimi e tjetersimi i vullnetit te zgjedhesve.”

Të fundit