Flash News

KRYESORE

Partia e Aqif Rakipit reagon kundër PD-së: Mos bëni rolin e hienave!

Partia e Aqif Rakipit reagon kundër PD-së: Mos bëni rolin e

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar sërish ndaj akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident rrugor 3 ditë më parë. Teksa lëvizte me makinën e tij në aksin Durrës-Tiranë, ai aksidentoi një 53-vjeçar, i cili humbi jetën.  Sipas PD-së, Aqif Rakipi duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se u largua nga vendi i ngjares, ndërsa kanë kërkuar që t’i hiqet mandati i deputetit.

Por, fill pas këtyre deklaratave ka reaguar PDIU e cila i bën thirrje PD-së që “të mos bëjë rolin e hienave”.

REAGIMI I PLOTE

PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt.

Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë, jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë.

Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.

I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush”.

 

Të fundit