Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
PDIU reagon për situatën në Astir: Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë, krim, korrupsion
PDIU ka reaguar pas situatës të tensionuar sot në zonën e Astirit, ku pati përplasje të dhunshme mes banorëve dhe policisë.
Përmes një shënimi në Facebook, PDIU e quan përdorimin e gazit lotsjellës si akt të patolerueshëm dhe të dënueshëm nga çdo ligj ndërkombëtar dhe njerëzor.
Në reagim PDIU thekson se qytetarët do të marrin të gjithë dëmshpërblimin që i përket “nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme.”
Reagimi i plotë
Sot ne shtëpitë e banorëve të Astirit u konsumua dhe akti i fundit i dramës se filluar dy vite më parë. Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që I bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi I gazit helmues në shtëpitëe shqiptarëve është një akt I patolerueshëm e I dënueshëm nga cdo ligj ndërkombëtar dhe njerzor
Ndërsa konsumon milionat e megaskandalit të vjedhjes së shekullit të Unazës së Astirit, ai u mohon edhe therrimet banorëve të Astirit që po mbrojnë banesat e tyre. 40 milionët e vjedhura në këtë meegaskandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit. Ne vend të një zgidhjeje komprommisi u zgodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej cdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare.
Pa asnjë dyshim qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimmin që I përket nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme por kjo vatër rezistence qytetare do mbetet në historinë politike shqiptare si rasti më I mirë I reagimit qytetar ndaj një autokrati që ka 21 vite në pushtet e që sot duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në vend si ish-ministër kulture, si ish-kryetar bashkie e sot si kryeministër.