Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
PDIU reagon për thirrjet e OMONIA-s: Qeveria të heqë shtetësinë shqiptare për grekët në Himarë
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar për qëndrimet dhe deklaratat e ditës së djeshme që përfaqësuesit e OMONIAS dhe PBDNJ kanë bërë gjatë protestës së zhvilluar në Himarë.
PDIU dënon ashpër qëndrimet e përfaqësuesve të OMONIAS, të cilët i bëjnë thirrje Greqisë dhe Qipros që të pengojnë me votë intergrimin e Shqipërisë në BE.
Partia e Shpëtim Idrizit nga ana tjetër, i bën thirrje qeverisë që t’u heq shtetësinë shqiptare grekëve në Himarë që veprojnë kundër dobisë kombëtare shqiptare.
OMONIA dhe PBDNJ: Bllok negociatave
Reagimi i PDIU erdhi, pasi një nga drejtuesit e OMONIA-s, Fredi Beleri në protestën e djeshme në Himarë u shpreh “Mos të harrojmë që ne kemi dy vota ne Bashkimin Evropian dhe do t’i tundim mirë ato vota kundër Shqipërisë. Greqia dhe Qipro janë në anën tonë, në mbrojtjen e të drejtave tona dhe do të jenë pengesë për Shqipërinë që ajo mos të anëtarësohet në BE”.
Në takim protestë dje për pronat ishin edhe zëvendës Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Kostantinos Piperigos dhe deputeti Dule.
Deklarata e plotë e PDIU
Thirrjet e përfaqësuesve të PBDNJ dhe Omonias ndaj dy shteteve të huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues së Shqipërisë janë vepër e dënueshme penale.
Prania e përfaqësuesve të ambasadës greke dhe të deputetit patericë që nuk mori asnjë votë as në Himarë e as në minoritet e bën edhe më të turpshëm këtë akt.
PDIU i bën thirrje Prokurorisë për këtë akt skandaloz që ndodh ditën me diell në zemër të Shipërisë. Himara ia ka dhënë qartë përgjigjen grekomanëve gjatë gjithë historisë, sikurse edhe sot me votë, se është pjesë e pandashme e shqiptarisë. Ka ardhur çasti, që qeveria shqiptare, të zbatojë reciprocitetin dhe të heqë shtetësinë shqiptare për çdo person me dyshtetësi që vepron kundër dobisë kombëtare shqiptare, siç Athina ka bërë këto kohë me shume patriotë shqiptarë!