Flash News

KRYESORE

PE amendament me 15 kushte për Shqipërinë/ A do ulë Meta në tryezë palët politike para konferencës ndërqeveritare?   

PE amendament me 15 kushte për Shqipërinë/ A do ulë Meta

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një çështje të vjetër faktin se palët duhet të bashkëpunojnë mes tyre për plotësimin e 15 kushteve që Parlamenti Evropian miratoi në një amendament për qeverinë shqiptare së fundmi.

I pyetur në një dalje të përjavshme nga gazetarët, nëse presidenti do të ulë palët politike në një tryezë të përbashkët para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare sa i përket hapjes së negociatave, Ilir Meta thotë se kushtet duhet urgjent të përmbushen që vendi të ketë mundësi reale e të hedhë hapa pozitivë para.

Kjo është çështje e vjetër, në kuptimin se kushtet janë aty prej vitesh, duke nisur me kryekushtin e parë dhe të pakalueshëm, zgjedhje të lira e të ndershme.

U bënë 4 vjet që përsëritet vazhdimisht sidomos nga Bundestagu gjerman dhe vende të tjera anëtare.

Duke nisur që nga hetimi për dosjet e zgjedhjeve lokale në Shijak dhe Dibër, e më pas me elementë të tjerë si miratimi i reformës zgjedhore.

Kushtet ishin aty, janë këtu dhe duhet urgjent të përmbushen që vendi të ketë mundësi reale e të hedhë hap pozitiv para, ndryshe me metodologjinë e re nga BE pas insistimi i Macron rrezikojmë jo vetëm të mbetemi në vend, por të kthehemi pas në drejtim të integrimit, që do ishte dënim i pamerituar për shqiptarët. Shpresoj në reflektim dhe përgjegjshmëri”, u shpreh presidenti.

Të fundit