Flash News

KRYESORE

PE mbështet Christine Lagarde për drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane

Christine Lagarde ka marrë mbështetjen e Parlamenti Evropian për emërimin e saj si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane.

Gjatë seancës parlamentare në Strasburg, ligjvënësit votuan 394 pro, 206 kundër dhe me 49 abstenime. Ky votim i hap rrugën Lagarde, për t’u bërë gruaja e parë që mban këtë post.

Udhëheqësit e BE-së do të formalizojnë emërimin e saj për një mandat 8-vjeçar në një samit gjatë tetorit.

Lagarde ka drejtuar më parë Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Të fundit