Flash News

KRYESORE

PE miratoi amendamentin për Shqipërinë, Rama: Nuk janë 15 kushte

PE miratoi amendamentin për Shqipërinë, Rama: Nuk janë 15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi PE miratoi amendamentin me 15 kushtet për Shqipërinë para nisjes së negociatave.

Përmes një shënimi në Twitter, Rama mohon se janë 15 kushte për uljen në tryezë me BE.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë”, shkruan Rama.

Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian të enjten mbrëma (18 qershor) miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”.

Të fundit