Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
PE/ Përfaqësuesi i PD uron nga afër Arba Kokalarin: Triumfi i së djathtës, ogur i mirë për Shqipërinë
Përfaqësuesi i PD, Endri Hasa, është politikani që ka uruar nga afër Arba Kokalarin pasi u zgjodh deputete në Parlamentin Europian. Endri Hasa ndoqi drejtpërsëdrejti rezultatin e zgjedhjeve në selinë qendrore të Partisë së Moderuar të Suedisë (Moderatna), së bashku me Arba Kokalarin dhe kandidatët e tjerë të listës së Moderatna.
Endri Hasa dhe Sekretari i Organizativ i FRPD, Lulzim Omuri, ishin në Suedi për të ndjekur zgjedhjet europiane si përfaqësues të PD-së, e ftuar nga partia simotër, anëtare e Partisë Popullore Europiane. Në një postim në facebook, Endri Hasa, tregon emocionet për zgjedhjen e Arba Kokalarit.
“Arba Kokalari është europarlamentarja me e re! Jashtëzakonisht i lumtur per fitoren e Arbes dhe EPP e cila rikonfirmohet si parti e pare ne Suedi dhe ne te gjithë Europen.
Triumfi i së djathtës në Europë është një ogur i mirë edhe për Shqipërinë!
Urime europarlamentares se pare me origjine shqiptare! Shqiptaret janë krenare për ty Arba!”, shkruan Hasa.
Kokalari, mbesa e Musine Kokalari, ishte e katërta në listën e partisë së saj, e cila fitoi 4 vende në Parlamentin Europian, nga 3 që priste të merrte.