Flash News

KRYESORE

“Peaky Blinders”/ Si dukeshin personazhet e vërtetë të serialit të famshëm (Foto)

“Peaky Blinders” është një seri televizive britanike e krijuar nga Steven Knight, premiera e sw cilës u dha në 12 Shtator 2013 dhe pati njw sukses tw jashtwzakonshwm.

Ky seria, qw nw shqip wshtw përkthyer me titullin “Kapelat e errëta”, është frymëzuar nga historia e bandave të vërteta të Birminghamit të shekullit të ‘19. Anëtarët e këtyre bandave karakterizoheshin nga dy gjëra: veshja krëk dhe dhuna ekstreme. Por si dukeshin vërtetë ata?

Disa imazhe të marr nga arkivat e Policisë të “West Midlands” që i përkasin fundit të shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit 20, tregojnë kriminelët e asaj kohe duke pozuar përpara aparatit fotografik. Ata lanë gjurmë të përhershme në kujtesën e qytetarëve të Birminghamit, të cilën shkrimtari Steven Knight e përdori për të krijuar “Peaky Blinders”.

Sipas një artikulli të historianit Andreë Davies, shkruar për revistën History të BBC-së, përkundër mitit që u krijua në dekadat e mëvonshme, gangsterët asokohe nuk përdornin kasketa, por kapele në formë tasi të bëra prej shajaku me buzë të lakuara anash, me një gjerësi 6.35 centimetra.

Ata dalloheshin edhe nga pantallonat ekstravagante që sot njihen si ‘stil kauboj’, që kanë qenë tradicionalisht pjesë e uniformës detare. Andreë Davies tregon se si antarët e bandave mbanin pantallona që ishin shumë të gjera dhe çizme me copëza metalike në pjesën e poshtme, që bënin një zhurmë shumë të madhe ndërsa lëviznin në grupe të mëdha nëpër qytet.

Ata gjithashtu mbanin shalle me ngjyra të ndezura dhe me modele të ndryshme. Këto ishin të gjitha tipare të një uniforme të veçantë që e identifikonin një të ri si antar të një bande.

[caption id="attachment_312419" align="alignnone" width="940"]

[/caption]

Të fundit