Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave: Kërkojmë anulimin e VKM-së që lë fakultetin pa godinë
Pas Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pedagogët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave janë rreshtuar në krahë të studentëve. Permes një deklarate zyrtare me katër, ata kërkojnë ndër të tjera anulimin e VKM-së që fakultetin e lë pa godinë dhe abrogimin e ligjit të Arsimit të Lartë.
“Vendimi i mbledhjes së parë të Asamblesë së Personelit Akademik të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave përmban këto pika :
- Doli në mbështetje të protestës së studentëve.
2. Kërkoi anulimin e VKM-së që fakultetin e lë pa godinë, duke paralajmëruar BOJKOT PA AFAT të mësimit nëse VKM-ja nuk shfuqizohet brenda 15 ditësh.
3. Kërkoi abrogimin e Ligjit në Arsimin e Lartë.
4. Solidarizohet me APA të fakulteteve të tjera dhe mbështet idenë e një mbledhjeje të përgjithshme mes përfaqësuesve të fakulteteve.
Shumësia e stafeve pedagogjike të fakulteteve po shpreh hapur mbështetjen ndaj bojkotit studentor, duke iu bashkuar atij në disa raste, dhe kupton se anulimi i ligjit është pikënisja e një reforme të thellë dhe demokratike në arsim për rritjen substanciale të cilësisë së jetës universitare.
Universitarët - studentë e pedagogë - përbëjnë bllokun e vërtetë opozitar ndaj degjenerimit që e kanë ҫuar vendin sistemet kleptokratike deri më sot”, thuhet në njoftimin e tyre.
Që prej datës 7 Janar, studentët e disa fakulteteve janë ngujuar në godinat e universiteteve, duke kërkuar nga mazhoranca anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.