Flash News

KRYESORE

Pedagogët takim me ministren Nikolla, Marku: Afat deri më 10 mars!

Pedagogët takim me ministren Nikolla, Marku: Afat deri më 10 mars!

Pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë zhvilluar një takim e ministren e Arsimit Lindita Nikolla, rreth 2 orë e gjysmë,  ku kanë diskutuar për kërkesat e tyre sa i përket ligjit të arsimit të lartë.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku u shpreh se situata e arsimit ka arritur në këtë pikë nga një sërë faktorësh të grumbulluar. Marku shtoi se i kanë lënë afat ministres Nikolla deri me 10 mars për të marrë në shqyrtim kërkesat e tyre. 

“Ne e kemi bërë që të lëvizë universiteti. Kemi paraqitur prezantime, dhe në një farë mënyrë qëllimi ka qenë që të vëmë në lëvizje universitetin dhe gjithë shoqërinë shqiptare për univestitetin publik”, u shpreh Marku duke shtuar se forumi ka qenë kundra ligjit që në fillim. 

Të fundit