Flash News

KRYESORE

Pedagogia Fatkoja: Protestat nxisin tërmet ndaj klasës politike

Pedagogia Fatkoja: Protestat nxisin tërmet ndaj klasës politike

Pedagogia Bojana Fatkoja e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se klasa politike në Shqipëri është arrogante dhe ka nevojë për protesta që shkaktojnë tërmete të herëpashershme në politikë.

Sipas saj, çdo protestë nxit një lloj tërmeti, një lëkundje ndaj klasës politike.

“Protesta është një katalizator i ndërgjegjes qytetare dhe sëmundja që ka vuajtur shoqëria qytetare në këto 30 vite ka qenë apatia qytetare. Kjo ka bërë që të krijojë një klasë politike tepër arrogante dhe të krijojë një hendek shumë të madh mes qytetarit të thjeshtë, forcën vendimarrëse të qytetarit në raport me fuqinë dhe arrogancën politike.

Unë mendoj se çdo protestë edhe me një backraund politik nga pas, nxit ndërgjegjen qytetare, nxit një lloj tërmeti, një lëkundje ndaj klasës politike. Unë mendoj, se kjo klasë politike kaq arrogante ka nevojë herë pas here për tërmete, ka nevojë të ndjejë forcën qytetare si vendimarrëse, edhe pse kjo forcë duhet të jetë aty ku duhet të delegojë sovranitet në zgjedhje. Ne jemi realist dhe nuk është në ato parametrat e duhura”, u shpreh Bojana Fatkoja.

Të fundit