Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Pedagogia lë studentët të presin, jep mësim në gjimnazin privat
Pedagogia e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Teuta Thanasi, mbaron punën në shkollën private pastaj shkon t’iu japë mësim studentëve. E punësuar me kohë të plotë në universitet dhe më kohë të pjesshme në shkollën private, përparësi i jep kësaj të fundit, duke lënë studentët të presin korridoreve të auditorëve.
“Fiks Fare” ka bërë publik rastin, si pasojë e ankesave. Studentët ankoheshin se pedagogia e lëndës së Matematikës së Zbatuar, Teuta Thanasi paraqitej gjithmonë me vonesë në leksione.
Duke mos e gjetur pedagogen në vendin e punës, gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan shkollës private, ku morën informacion se punonte pedagogia. Gazetarët u paraqitën pranë shkollës jopublike në hyrje të Durrësit, e kërkuan informacion te roja për të vërtetuar se pedagogia ishte brenda këtij institucioni.
“E vetmja ditë që jam vonuar është kjo e hënë. Edhe kjo, për shkak se isha në shkollën private, dhashë 2 orë mësimi, por sa të vij nga Spitalla këtu, trafiku i rënduar bën që unë të vij 20 minuta me vonesë”, shprehet pedagogia, por gjithmonë duke e refuzuar faktin që kjo ndodh shpeshherë.