Flash News

KRYESORE

Pedagogu Rezart Prifti i bashkohet "Nismës Thurje", tregon emrin e partisë së re (VIDEO)

Pedagogu Rezart Prifti i bashkohet "Nismës Thurje", tregon emrin

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Rezart Prifti i është bashkuar partisë së re të krijuar nga deputetja Rudina Hajdari dhe "Nisma Thurje".

Rezart Prifti njihet si një ndër pedagogët aktivë gjatë protestave studentore të dhjetorit të 2018-tës dhe si një kritik ndaj klasës politike me daljet e tij në media.

Ai është shfaqur sot në një video të publikuar nga "Nisma Thurje" në rrjetet sociale, i cili njofton bashkimin me forcën e re politike dhe tregon se emri i partisë do të jetë "Nisma".

Mbetet për tu parë se çfarë forme do të ketë partia e re dhe cili do të jetë programi i "Nismës".

https://www.facebook.com/thurje/videos/361234185049291/

Të fundit