Flash News

KRYESORE

Pedagogu tenton të nxjerrë zbuluar 'gafën' e televizionit, del vetë "gafil"

Pedagogu dhe eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, ka postuar në profilin e tij në Facebook një lapsus të televizionit Ora News.

Në televizionin Ora News teksa po fliste rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shoqërohej dhe me titra. Gabimisht, në titra Konit i referoheshin me emrin "Dhori Kule" që është ish-rektori i UT.

Pedagogu Mehmeti e ka kapur këtë lapsus dhe me ironi shkruan:

"Ja pra u zgjidh edhe puna e Rektorit te UT. Ndiqeni live ne Ora News"

Duke u përpjekur të kapte gafën e tjetrit, doli vetë "gafil", siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme.

E kuptuat? Nëse jo shiheni dhe njëherë më poshtë, të rrethuar.

Pedagogu dhe eksperti i arsimit në Tiranë, gjatë kohës që ka fotografuar lapsusin e titrave në Ora News, ka harruar të ulë kamerën e telefonit që mos të kapë vetën teksa në këtë vapë të madhe ka preferuar të rrijë me të brendshme në shpi.

Të fundit