Flash News

KRYESORE

Pedro i jep sinjale Barcelonës: Dua të rikthehem

Pedro i jep sinjale Barcelonës: Dua të rikthehem

Pedro Rodriguez ka një ëndërr në fund të karrierës. Ai do të rikthehet te Barcelona. Ai la skuadrën katalanase 5 sezone më parë për t'u transferuar në "Stamford Bridge”. Kontrata e tij në Londër përfundon në qershor, kështu që mund të kalojë me parametra zero në "Camp Nou".

32-vjeçari së fundmi ka folur Cadena Ser, ku e ka shprehur hapur se pret një thirrje nga katalanasit, atje ku në fakt nuk është se nuk ka vend për të, sepse ai nuk synon vend titullari.

“Për Barcelonën kam një ndjesi të veçantë. Besoj se të gjithë e dinë se çfarë ndiej për atë klub. Do të dëshiroja shumë të kthehesha, por më duket paksa e vështirë nga mosha ime", ka deklaruar Pedro.

Të fundit