All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pekini aplikon sanksionet e OKB-së kundër Phenianit

Pekini aplikon sanksionet e OKB-së kundër Phenianit
All - Paragraf - 1

Kina, mbështetësi kryesor i Phenianit, njoftoi sot pezullimin e të gjitha importeve të hekurit, plumbit dhe produkteve të detit koreanoveriore, duke aplikuar sanksionet e reja të OKB-së dhe nën presionin e vazhdueshëm të Uashingtonit.

All - Paragraf - 3

“Ky pezullim, që do të aplikohet duke filluar të martën, prektë gjitha importet e karbonit, hekurit, mineralit të hekurit, plumbit, mineralit të plumbit, kafshëve ujore dhe produkteve të detit me prejardhje nga Koreja e Veriut”, theksoi Ministria kineze e Tregtisë në një komunikatë.

Ky është aplikimi i fazës së shtatë të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare kundër Phenianit, të miratuar më 6 gusht nga Këshilli i Sigurisë të OKB-së si dhe nga Pekini, anëtar i përhershëm në Këshill.

Sanksionet e reja, një përgjigje ndaj testeve të Phenianit me raketa balistike ndërkontinentale, synojnë t’i ndërpresin këtij vendi një miliard dollarë të ardhura vjetore.

Të fundit