Flash News

KRYESORE

Pekini i përgjigjet Trump: Çështja e Koresë së Veriut, përtej mundësive tona

Pekini i përgjigjet Trump: Çështja e Koresë së

Presidenti amerikan, Donald Trump gabon nëse mendon se Kina mund të veprojë e vetme kundër Koresë së Veriut, shkruante sot një gazetë shtetërore kineze.

”Një lloj solidariteti i brishtë që mendohet të jetë krijuar nga kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut tashmë është shkatërruar pasi  çështja e ndarjes së fajit është ringritur, pas testit të fundit të raketave balistike të Koresë së Veriut të premten”, thuhet në editorialin e së përditshmes shtetërore kineze ”China Daily”.

Të shtunën, presidenti, Trump shkroi në profilin e tij në Twitter se ai ishte “shumë i zhgënjyer me Kinën” që nuk ka bërë të pamundurën për të ndërhyrë ndaj Koresë së Veriut.

“Kina mund ta zgjidhte me lehtësi këtë problem”, tha Trump, duke shtuar se “ata nuk bëjnë asgjë konkrete për të na ndihmuar me çështjen e Koresë së Veriut, por vetëm bisedime.”

Shtypi i medias shtetërore tha se “Pekini ka të gjitha arsyet për t’u ndjerë i ngarkuar në mënyrë të padrejtë me një detyrë që është padyshim përtej mundësive të tij, veçanërisht pasi ka punuar me zell për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore për krizën”.

”Kërcënimi i presidentit, Trump për të rritur presionin e tregtisë ndaj Kinës për shkak të çështjes së Koresë së Veriut po tregon se marrëdhëniet SHBA-Kinë  në vend që të përmirësohen janë duke u tensionuar më tej”, tha ”China Daily”.

Media shtetërore kineze, e cila konsiderohet një zë joformal për qeverinë, në të kaluarën ka botuar reagime akoma më të fuqishme ndaj deklaratave të Trumpit, ndërsa Ministria e Jashtme kineze zakonisht i përmbahet deklaratave të ashpra dhe të shkurtra.

Të fundit