Flash News

KRYESORE

Pele injoron Ronaldon: Messi është lojtari më i plotë

Pele injoron Ronaldon: Messi është lojtari më i plotë

Legjenda Pele ka zgjedhur sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, si partnerin ideal për të luajtur me të. Sipas tij, "Pleshti" është futbollisti më i plotë i epokës moderne.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” tashmë renditet bashkë me brazilianin apo me legjenda si Beckenbauer dhe Maradona, por kur e thotë Pele është akoma edhe më mirë.

I pyetur nga Gazzetta dello Sport për të zgjedhur një partner në sulm, ai është përgjigjur: "Padyshim që zgjedh Leon. Ai është një lojtar i aftë, jep asiste, pason, shënon, driblon. Nëse do të ishim në një ekip së bashku, kundërshtarët do të duhet të shqetësoheshin për dy lojtarë, jo vetëm për një! Ai është lojtari më i plotë".

Të fundit