Flash News

KRYESORE

Pele kritikon Brazilin: Duhet të funksiononi si ekip, Neymar nuk e fiton dot i vetëm Botërorin

Pele kritikon Brazilin: Duhet të funksiononi si ekip, Neymar nuk e fiton

Deri më tani ‘seleçao’ duket se është në rrugën e duhur pasi humbja e fundit daton në 2016 dhe të gjitha testet miqësore janë kaluar me kujdes, e fundit me Kroacinë pak ditë më parë.

Por nëse për shumë analistë dhe futbolldashës Brazili është pretendeti kryesor, legjende e Brazilit, Pele nuk mendon kështu.

Ai është shprehur në një deklaratë për “Reutres”, se lojtarët janë të gjithë të mirë por nuk funksionojnë si ekip.

“Unë kam besim të madh në aftësitë e Tite. Shqetësimi im është për një gjë, kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës në Rusi dhe ende nuk shoh një vendosje të drejtë. Individualisht, të gjithë lojtarët janë shumë të mirë, por ata nuk janë akoma një ekip”, deklaroi ai.

Më pas Pele foli për Neymar, për të cilin Pele mendon se tani është më i pjekur dhe mund ta udhëheqë Brazilin.

“Neymar është për mua një nga lojtarët më të mirë në botë. Sot, ai është më i pjekur dhe ka më shumë përvojë, por nuk mund ta fitojë i vetëm Kupën e Botës. Ekipi më i mirë brazilian i të gjitha kohërave ka qenë ai i vitit 1970, me Tostao, Rivelino, Gerson dhe Pele. Të gjithë kishin numrin 10 në ekipet e tyre. Ne kaluam më shumë se gjashtë muaj së bashku në atë Kupë Bote, prandaj funksionoi”, është shprehur Pele.

Të fundit