Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Trajneri i Brazilit, Tite, mendon se askush nuk mund të krahasohet me legjendën e futbollit brazilian, Pele. Sipas tij, as Leo Messi, as Cristiano Ronaldo, më saktë askush, nuk mund t'i afrohet ikonës Pele, sepse ai ka bërë histori të jashtëzakonshme në futboll.
"Pele është i pakrahasueshëm sipas meje. Kushdo që dëshiron ta krahasojë Pele me ndonjë futbollist tjetër, nuk di se si të sillem, thjesht bëj sikur nuk e dëgjoj. Një herë thashë që Messi është i jashtëzakonshëm, por flas thjesht për kohët moderne", ka deklaruar Tite.
"Pele është jashtë standardeve normale dhe nuk po e them këtë sepse jam brazilian. Ju nuk mund t’i gjeni një defekt të vetëm. Nëse dikush vjen tek unë dhe fillon të bëjë krahasime mes Messit dhe Pele, për mua nuk ka asnjë bazë, më vjen keq".