Flash News

KRYESORE

Pelenat përmbajnë përbërje të dëmshme për foshnjen

Pelenat përmbajnë përbërje të dëmshme për

Disa substanca kimike të zbuluara në pelenat e foshnjave mund të paraqesin “rreziqe” në një periudhë afatgjatë për bebet.

Ky  alarm është lëshuar nga agjencia franceze që trajton sigurinë dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me shëndetin.

Në Bashkimin Europian pelenat për foshnjat i nënshtrohen rregullores së përgjithshme mbi produktet e konsumit dhe jo rregullave specifike siç janë disa produkte kozmetike apo pecetat higjenike në rastin e problemeve urinare tek gratë.

Sipas Agjencisë për sigurinë e shëndetit ‘’Anses’’ ekziston një rrezik i mundshëm në një periudhë afatgjatë që lidhet me tejkalimin e pragjeve sanitare për një numër të caktuar të substancave.

Bëhet fjalë për dy parfume (butilfenil metil propional dhe hydroxyisohexyl) 3-cyclohexene carboxaldehyde), si dhe disa hidrokarbure aromatike policiklike, e cila mund të jetë edhe kancerogjene.

Të fundit