Flash News

KRYESORE

Pendarovski: Kujdes me mini-Shengenin Ballkanik, kam dëgjuar diçka

Pendarovski: Kujdes me mini-Shengenin Ballkanik, kam dëgjuar diçka

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka rezerva sa i përket projektit të mini-Shengenit Ballkanik. Kreu i shtetit maqedonas e shikon këtë si një rigjallërim të marrëveshjes CEFTA mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse Shengeni apo Mini-Shengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje. Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë evropiane se EEA (Zona Evropiane Ekonomike) plus mini-Shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke pasur parasysh këtë kontekst nga vendimi i fundit i Këshillit Evropian-së do të isha shumë i kujdesshëm për këtë çështje”, - tha Pendarovski në RTSH.

Të fundit