Flash News

KRYESORE

Pendarovski rezerva për Mini-Shengenin Ballkanik: Duhet shumë kujdes!

Pendarovski rezerva për Mini-Shengenin Ballkanik: Duhet shumë kujdes!

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka kërkuar më shumë kujdes sa i takon Mini-Shengenit Ballkanik, mes shtetit të tij, Serbisë dhe Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, presidenti tha se nëse ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të ishte kundër kësaj ideje.

“Kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë europiane se EEA (zona europiane ekonomike) plus mini-shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi I fundit i Këshillit Europian-së do të isha shumë I kujdesshëm për këtë çështje”, u shpreh Pendarovski në RTSH.

Të fundit