Flash News

KRYESORE

Pendesa e Berishës për Piramidat: këshilltarët e huaj nuk më ndihmuan

Pendesa e Berishës për Piramidat: këshilltarët e huaj nuk

Në një intervistë për gazetaren Manjola Bregasi të emisionit Opinion në TV Klan, Sali Berisha ka folur edhe për 'pendesat' e tij. Duke iu përgjigjur pyetjes 'nëse do ktheheshit pas në kohë, me këtë përvojë politike që ju keni sot, çfarë do bënit ndryshe?' ish-presidenti Berisha ka kujtuar skemat piramidale.

Përgjigja e Berishës:

Në fakt unë nuk kam kurrë dëshirë t’i jap orës mbrapa por, meqë ju doni, unë s’kam alternativë përveçse - ose të mos përgjigjem ose të them dy fjalë. Nëse do kthehesha pas në kohë, do kisha bërë gjithçka që skemat piramidale, edhe pasi humbëm gjyqin, ne i hodhëm në gjyq edhe në Gjykatë të Apelit dhe ata fituan gjyqin në gjykatë, por ndofta përpjekje shumë më të mëdha me parlamentin duhet të bënim që në kohën kur ne i hodhëm në gjyq dhe ato nuk kishin përmasat, ishte viti ‘94 kur i kemi hedhur në gjyq, ne t’i bllokonim me çdo kusht ato. Do kisha dashur shumë që ne….. Por duhet patur parasysh se, një elitë pa asnjë eksperiencë në tregjet financiare jo bankare, e kishte të vështirë të gjente rrugën e saktë. Përveç kësaj, për fatin më të keq, këshilltarët e huaj nuk ndihmuan në këtë rast. Përkundrazi, në mënyrë të përsëritur më kishin thënë se këto janë fenomene të ekonomive që rriten shpejt, ekzistojnë dhe në vende të tjera, në një kohë që unë nuk kisha idenë se në çfarë vendesh dhe bëja kujdesin më maksimal që, institucionet shtetërore të mos vinin paratë publike në to. Sepse kishte ndodhur në Rumani që i kishin vënë. Ky ishte një problem që, me një knoë hoë tjetër duhet të ishte përballuar ndryshe.

Të fundit