Flash News

KRYESORE

“Pendohet” deputeti i Kuvendit: Të premten i bashkohem protestës së opozitës, ky parlament është ilegjitim

Deputeti i opozitës parlamentare , Lefter Maliqi ka habitur me deklaratën e tij të fundit, kur tha se këtë të premte (ora 20.00) do t’i bashkohet protestës së radhës kombëtare të mbajtur nga ana e opozitës së bashkuar.

I ftuar në ‘Top Talk’ në TCh, Maliqi tha se ky parlament është tërësisht ilegjitim dhe do të protestojë krah opozitës pasi zgjedhjet e 30 qershorit nuk duhet të ndodhin.

“Po e deklaroj publikisht që ditën e premte do të nisëm në protestën e opozitës, jo se do jem luftëtari për të marrë teserën e PD apo LSI, por se zgjedhjet e 30 qershorit nuk duhet të ndodhin”, tha deputeti.

I pyetur se si do të reagojë nëse do ta refuzojnë, ai tha: “Unë do të shkoj, shumë demokratë e socialistë më përkrahin për qëndrimet reale që them sepse të dy kampet kanë zhgënjime nga njëra tjetra”.

Maliqi u betua në Parlament, duke marrë mandatin e deputetit nga listat e Partisë Demokratike. Pavarësisht se Maliqi thotë që do bëjë opozitën, në 2017-në ai është shfaqur përkrahë Edi Ramës.

Të fundit