Flash News

KRYESORE

Pendohet ish-deputetja e PD-së, Halimi: Ndihem me turp që kam bërë politikë për...

Pendohet ish-deputetja e PD-së, Halimi: Ndihem me turp që kam

Të turpshme dhe të nevetitshme e ka quajtur ish-deputetja demokrate, Arbjola Halimi, lajmin se ajo dhe deputete te tjera jane paguar gjate diteve te gjata qe qendruan ne Çadren e Lirise, para Kryeministrise. Pas shkrimit publikuar sot nga Shqiptarja.com, e cila zbardh tarifat dhe perfitimet e deputeteve ne dieta, telefona e karburant gjate kohes qe qendruan ne cader, Arbjola Halimi ka reaguar fort me nje shenim ne faqen e saj ne FB. Sipas gazetes, ajo kishte perfituar 125 952 lekë për karburant, dieta dhe telefon.

Por Halimi e hedh poshtë këtë spekullim, apo shpifje. Ja postimi i Arbjola Halimit:

“Kjo eshte e turpshme po aq sa e neveritshme. E porositur si nje sulm nga njerez te vegjel ne shpirt e ne moral.

Sqaroj per publikun se ditet e qendrimit ne cader jo vetem qe nuk jemi paguar por kemi mbuluar gjithcka me shpenzimet tona.

Asnjeri nga ne nuk u ankua edhe pse per shume nga ne rroga ishte i vetmi burim.

E neveris lajmin e ndare sot ne media dhe ndihem me turp qe kam bere politike per te mbrojtur te drejtat e ketyre faresoj individesh.

Eshte kjo njera nga arsyet (e deklaroj sot publikisht) pse, diten qe me hoqen nga lista e perjetova si nje nga ditet me te lumtura te jetes sime dhe ishallah mos u kthefsha kurre!”

Të fundit