Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
‘Pendohet’ një prej të arrestuarve, Alkond Bengasi zbërthen grupin që vodhi 6.5 miliona euro në Rinas
Alkond Bengasi ndodhet në polici që prej mbrëmjes së djeshme, por, sipas gazetares Klodiana Lala, ai ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. ‘News 24’ raporton se ndaj Bengasit është vendosur sot masa e sigurisë ‘arrest me burg’, i cili njihet edhe si kushëriri i “mjeshtrit” të grabitjeve, Klement Çala.
Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë të gjithë skemën e e grabitjes në Rinas, se kush janë autorët dhe si ishin organizuar. Ai po ashtu ka rrëfyer me detaje se si funksiononte ky grup me personazhe nga Elbasani dhe Fushë Kruja. Madje pas dëshmisë së tij, policia ka nisur kërkimet për arrestimin edhe të tre personazheve të tjera të grabitjes, Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.
Bengasi ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen e 6.5 milionë eurove në aeroport.
Bazuar në emrat që ai ka rrëfyer pritet po ashtu arrestimi i një personi të pestë që ka lidhje me ngjarjen.