Flash News

KRYESORE

Pendohet për vrasjen e të atit, 21 vjeçari: E di që nëna s’do më falë, amanet motrat

Pendohet për vrasjen e të atit, 21 vjeçari: E di që

Mirald Metallari u arrestua pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre në Bathore në 24 korrikku vrau babin dhe plagosi nënën e tij. Në sallën e gjyqit ai ka shprehur pendim duke kërkuar edhe falje.

“I mora jetën babait, shkatërrova familjen, i mora shtyllën familjes”, mësohet të ketë thënë thëne ai nga kafazi i hekurt teksa ka shfaqur pendesë të plotë për krimin e rëndë.

Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

“E di që nena nuk do të më falë, por i kërkoj të bëhet e fortë dhe te kujdeset për motrat. Jam penduar për krimin që bëra, por tani nuk e kthej dot më pas”- ka thënë ai.

Të fundit