Flash News

KRYESORE

Pengmarrja dhe vrasja e Jak Prengës, gjykata lë në burg pesë të dyshuarit

Pengmarrja dhe vrasja e Jak Prengës, gjykata lë në burg pesë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pesë personat e arrestuar deri tani për pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jak Prenga më 17 janar në Kamëz.

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarit e përfshirë në ngjarjen e rëndë, ku deri tani nuk është gjetur ende trupi i 49-vjeçarit.

Kështu, u lanë në burg Leonard, Elton dhe Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bixhdili nga Kavaja. Ky i fundit akuzohet për fshehje të trupit të pajetë të Prengës, ndërsa katër të parët për armëmbajtje pa leje.

Të fundit