Flash News

KRYESORE

Pengmarrja dhe vrasja e Prengës, detajet pas aksionit të RENEA-s në Shkodër: Siguruam prova për zbardhjen e ngjarjes

Pengmarrja dhe vrasja e Prengës, detajet pas aksionit të RENEA-s

Policia ka zbardhur detaje lidhur me operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Shkodër, në sajë të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes pasi Jan Prenga u mor peng dhe më pas humbi jetën në 17 janar në Kamëz.

Sipas policisë, janë ushtruar kontrolle në disa magazina, banesa, biznese për të rënë në gjurmën e personave që kanë gisht në këtë ngjarje dhe pas aksionit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të krimit.

“Në vijim të operacionit "Resorti", Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale Renea dhe DVP Shkodër, ka vijuar kontrolle të pandërprera, me qëllim sigurimin e provave për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, si dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje me pasojë humbjen e jetës së shtetasit J. P.

Në këtë kuadër, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë  e Tiranës, vijon veprimet për sigurimin e çdo prove të vlefshme që i shërben ngjarjes, si dhe për kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje”, njofton policia.

Të fundit