Flash News

KRYESORE

Pengmarrja e Jan Prengës, Prokuroria e kalon çështjen në SPAK

Pengmarrja e Jan Prengës, Prokuroria e kalon çështjen në

Prokuroria e Tiranës do ta kalojë në Prokurorinë e Posaçme dosjen e pengamarrjes së 49 vjeçarit Jan Prenga në Kamzë. Mësohet se dosja po bëhet gati dhe administrativisht aktet do dorzohen të hënën në SPAK.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz nga 2 persona,  dhe si pasojë e dhunës ka humbur jetën. Trupi i tij ende nuk është gjendur. Policia vijon kërkimet për trupin e pajetë të 49 vjeçarit. Dyshohet se pengmarrja lidhet me një konflikt të mëparshëm.

Policia zbardhi pengmarrjen më 28 janar. Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Të arrestuarit janë  Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan,të cilët akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës.

Dje u publikua një video 3D, si u rrëmbye Jan Prenga dhe si u dërgua më tej me ‘Land Rover’ në resortin e njohur në Shijak.

Të fundit