Flash News

KRYESORE

Pengmarrja e Prengës, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik dhe i bën një thirrje medias

Pengmarrja e Prengës, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik dhe i

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me pengmarrjen e shtetasit Jak Prenga, i cili më pas humbi jetën. Institucioni ka sqaruar opinionin publik, nisur nga publikimi i disa lajmeve në disa media vizive dhe të shkruara, në lidhje me veprimet e kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit të marrë peng më datë 17 janar 2020, si dhe mbi spekulimin në lidhje me dinamikën e ngjarjes.

Sipas Policisë së Shtetit, këto lajme janë tërësisht të pavërteta.

“Grupi i posaçëm hetimor, pasi siguroi informacione nga burime policore dhe duke përdorur të gjitha teknikat speciale të hetimit të miratuara nga Prokuroria dhe Gjykata në përfundim të analizimit të informacioneve të siguruara krijoi bindjen e plotë të bazuar mbi prova se shtetasi J. P. mund të mbahej peng në resortin në pronësi të shtetasit A. H., banues në Shijak.”, informoi institucioni që shtoi se mbi bazën e këtyre informacioneve u hartua plan-operacioni dhe u zhvillua operacioni policor i koduar ‘Resorti’.

“Policia e Shtetit disponon prova të pakundërshtueshme se shtetasi J. P. ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete.” thuhet ën njoftim

Por hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë krim, si dhe për gjetjen e trupit të shtetasit J. P vazhdojnë.

Policia bën thirrje që duke marrë parasysh rëndësinë e këtij hetimi, si dhe shqetësimin e familjarëve, të cilët janë duke pritur për gjetjen e trupit të shtetasit Jak Prenga., “kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve dhe analistëve që të mos publikojnë të dhëna të pavërteta që dëmtojnë ecurinë e hetimeve dhe shkaktojnë akoma më shumë traumë psikologjike tek familjarët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për publikimet e lajmeve të pavërteta dhe lidhje të tyre me këtë ngjarje.”

Sipas institucionit, “Policia e Shtetit është e hapur për të bashkëpunuar me median dhe publikun, por gjithmonë në hapësirat e lejuara nga ligji dhe në interes të së mirës së përgjithshme.”

Të fundit