Flash News

KRYESORE

Pengu i Adrola Dushit: Sikur Troi të kishte ardhur më vonë në jetë

Pengu i Adrola Dushit: Sikur Troi të kishte ardhur më vonë

Adrola Dushi është një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe tashmë karriera e saj është zhvëndosur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për "Ëho", Adro;a Dushi ka treguar se ndihet keq që nuk i ka kushtuar më shumë kohë të birit dhe se nëse do kishte lindur më vonë do e kishin shijuar më shumë njëri-tjetrin.

"Si çdo njeri kam pendesat e mia për momente apo vendime të caktuara që kam marrë në jetë. Do të kisha dashur që shumë gjëra të ishin ndryshe. Ndonjëherë mendoj se nëse Troi do të kishte lindur më vonë, të dy do ta kishim shijuar më shumë njëri-tjetrin. Tani më duhet të qëndroj shpesh larg tij, të merrem me angazhimet profesionale dhe kjo sigurisht është e vështirë. Por unë do të bëj më të mirën për jetën tonë”,ka thënë modelja nga Rresheni.

Të fundit