Flash News

KRYESORE

‘Për 10 ditë do marrësh përgjigje’, qytetari nxjerr blof Ramën dhe portalin

Shqipëriaqëduam.al është portali që kryeministri Edi Rama lancon dhe fton qytetarët të shkruajnë problemin që ata kanë dhe që sipas kreut të qeverisë, shkon direkt tek ministri përgjegjës.

Rama është shprehur gjithashtu se 10 ditë pas kërkesës qytetari do të marrë një përgjigje në lidhje me problemin që ka paraqitur.

Madje në kryeministri Rama ka pritur edhe qytetar të cilët janë shprehur se kanë gjetur zgjidhje pasi i janë drejtuar platformës, duke e cilësuar si një histori suksesi.

Por denoncimi i bërë nga një qytetar ka nxjerr blof këtë zotim të Ramës. Qytetari ka raportuar problemin e tij në portalin shqipëriaqëduam.al që në datën 24 korrik dhe ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kjo platformë.

Duket se së bashku me Ramën, edhe platforma në fjalë ka marrë pushimet dhe ndoshta qytetarët duhet të presin derisa ata të kthehen.

Denoncimi është bërë nga portali Saranda Web.

 

 

 

Të fundit