Flash News

KRYESORE

Për 4 mijë euro merret peng shkodrani, policia arreston pengmarrësin në Velipojë

Për 4 mijë euro merret peng shkodrani, policia arreston

Është arrestuar personi që akuzohet se ka marrë peng një shkodran për shkak se ky i fundit i kishte një borxh të pashlyer. Informacionet e para bëjnë të ditur se mes Dedë.Gj, banor i Velipojës dhe personit të marrë peng mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim sqarues. Më pas pengmarrësi ka marrë pengun me zor dhe e ka futur në bagazhin e makinës. Sipas informacioneve të fundit, personi është arrestuar nga blutë e Shkodrës.

Autoritetet e zbuluan ngjarjen pasi automjeti ku ndodhej personi i marrë peng, nuk iu bind postbllokut të policisë, në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Plazhit. Kjo është bërë shkak që policia të nisë hetimet nga ku rezultoi se bëhej fjalë për një pengmarrje, për një shumë parash prej 4 mijë eurosh.

Mësohet se autoritetet kanë mundur të identifikojnë si pengmarrësit, i cili është nga Velipoja, ashtu sikurse dhe viktimën e kësaj ngjarjeje, një qytetar nga Shkodra. Identiteti i tyre momentalisht nuk bëhet i ditur.

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin. Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës. 

Të fundit