Flash News

KRYESORE

Për adhuruesit e verës: Këto janë 5 arsyet pse konsumimi i saj i bën mirë shëndetit

Për adhuruesit e verës: Këto janë 5 arsyet pse konsumimi i

Sipas disa kërkimeve të fundit vera i bën mirë shëndetit. Lajm i mirë për adhuruesit e saj. Më poshtë keni disa nga arsyet pse është mirë që ta konsumoni.

Një gotë verë në ditë, më shumë rini

Sipas një studimi shkencor një gotë verë (ose edhe dy) mund të vonojnë efektet e plakjes.

Gratë inteligjente e konsumojnë më shumë

Gratë me një diplomë kanë më shumë të ngjarë të pinë më shumë, ka gjetur një studim i fundit nga Shkolla e Ekonomisë në Londër. Studiuesit gjurmuan jetën e mijëra grave dhe burrave 39-vjeçarë, të gjithë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë të njëjtës javë në vitin 1970.

Ta konsumosh para gjumit, mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë

Pirja e dy gotave verë mund të ndihmojë në frenimin e dëshirave të ushqimit gjatë natës. Vera gjithashtu përmban resveratrol, një përbërës magjik që ndalon qelizat yndyrore të fitojnë më shumë yndyrë.

Ju ndihmon për një kujtesë të shëndetshme

Studiuesit zbuluan se resveratroli, që gjendet tek rrushi i kuq, mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës me kalimin e moshës.

Pakëson rrudhat

Resveratrol gjendet në lëkurën e rrushit të kuq dhe në verën e kuqe. Ai është një antioksidues i fuqishëm që ndihmon për të luftuar shenjat e plakjes dhe për të zvogëluar rrudhat. Mbron trupin nga plakja.

Të fundit