Flash News

KRYESORE

Për çfarë debatojnë Miriami dhe Albani, këngëtarja tregon për xhelozinë ndaj tij

Për çfarë debatojnë Miriami dhe Albani,

E ftuar në “Top Show”, këtë të premte ishte Miriam Cani.  Cani u pyet për marrëdhënien e saj me Albanin, e cila në pamje të parë të duket sikur është perfekt dhe se ata të dy nuk kanë asnjëherë konflikte apo debate. Por Miriami shprehet ndryshe.  Ajo shprehet se mes tyre ka pasur dhe ka debati, ndërkohë që tani, pas ardhjes në jetë të vajzës debatet janë shtuar, për shkak të përkujdesjes ndaj saj

“Joooo, nuk jemi kaq sheqer gjithmonë. Kuptohet, ne kemi mbi 10 vite që jemi lidhur dhe jemi mësuar tashmë me gjithçka të njëri-tjetrit, por sidomos tani që bëhesh prind, 90 për qind e zënkave janë për fëmijën. Kujdes se e vrave, pse e puth kaq fort, pse e rrotullon kaq shumë...”- deklaroi Miriami.

 Ndërsa në lidhje me nëse është apo jo xheloze për Albanin ajo shprehet se nuk është, dhe fakti se vajzat çmenden pas Albanit ajo e konsideron si sukses.

“Po ky është suksesi më i madh, për çfarë duhet të jem, nuk e kuptoj? Kjo është lumturia më e madhe, sepse unë e shikoj me sa pasion ai këndon dhe sa shumë kohë i kushton muzikës dhe në momentin që ka një feedback të tillë, për mua është lumturia më e madhe”- u shpreh ajo.

Të fundit