Flash News

KRYESORE

Për çfarë përdoret ‘valixhja’ që mbanin dje në Shkodër truprojat e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka rritur në maksimum nivelin e sigurisë, aq sa numri i lartë i truprojave po bën të pamundur komunikimin e tij direkt me qytetarët. Por dje në Shkodër, përveçse i rrethuar me shumë truproja, u vu re edhe një detaj tjetër.

Disa nga rojet mbanin në duar edhe ‘valixhe’ të zeza, por që në të vërtetë janë mbulesa antiplumb. Ato përdoren zakonisht kur lider të ndryshëm ndodhen pranë turmave dhe qytetarëve të pakënaqur, për të shmangur çdo incident.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar ‘udhëtim horror’ vizitën e Ramës në Shkodër.

“Një album me antiplumb! Miq, udhëtim horror i Edvinit në Shkodër! Vet mëe antiplumb, 12 badiguarde me antiplumb, vetura antiplumb. Nderim qytetarëve të Shkodreës që i kallën datën”, shkruan Berisha.

Video/ Truprojat ‘alarmohen’ nga gruaja në Shkodër që kërkoi t’i afrohej Ramës

Rama në Elbasan, policia përplaset me protestuesit që kanë bllokuar rrugën

Të fundit