Flash News

KRYESORE

Për ditëlindjen e të birit, Cristiano Ronaldo harxhon 278 euro

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të paguar sa i përket ushtrimit të profesionit të tij por edhe në fushata të tjera publicitare. Cristiano Jr, djali i parë i Cristianos, ka mbushur plot 10 vjeç. 35-vjeçari ka ndarë një pamje të ëmbël të djalit të tij të madh, i cili duket kopje e të atit dhe e quajti “burim krenarie”. “Nuk mund ta besoj se djali im është 10 vjeç! Ndërsa koha kalon, ti ke qenë gjithmonë burim krenarie për babin që të do kaq shumë. Gëzuar qenush!  Kalofsh një ditë të gëzuar, të dua shumë!"- shkruan Ronaldo në videon me të birin. Cristiano së fundmi nxori një version të ri të takave sportive të futbollit Mercurial Safari që dolën fillimisht kur lindi djali i tij. Ai i dhuroi të birit një palë për ditëlindje. Këto taka kushtojnë vetëm 278 euro.

Të fundit