Flash News

KRYESORE

Për Erion Veliajn protesta te ‘Unaza e Re’ është mbyllur: Faleminderit nënave dhe vajzave të asaj zone

Për Erion Veliajn protesta te ‘Unaza e Re’ është

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e konsideron tashmë të mbyllur protestën te ‘Unaza e Re’, pasi disa familje kanë hyrë në negociatave me Autoritetin Rrugor Shqiptar për çështjen e banesave të tyre.

Duke folur në Forumin e Gruas në PS, Veliaj tha se familjet e para kanë filluar të hyjnë në banesat sociale, ndërkohë që disa familje të tjera kanë arritur marrëveshje me ARRSH-në.

“Dua t’u dërgoj falënderim nënave dhe vajzave te ‘Unaza e Re’ sepse arritën të kuptonin se fëmijët e tyre nuk mund të jenë mish për top për partitë politike. Thirrja ime për banorët është mos bëni hesapet e Lulit, bëni hesapet tuaja. Bëni llogaritë e fëmijëve dhe familjeve, jo të politikanëve që i kanë mbyllur punët e tyre”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj i ndau familjet në atë zonë në dy lloje, ato familje që sipas tij mendojnë për fëmijët dhe ato familje që mendojnë për kryetarët e partive.

E njëjta strategji është përdorur nga kryebashkiaku Veliaj edhe në çështjen e Teatrit Kombëtar, ku takimet që zhvillonte me disa aktorë i konsideronte përfundimtare për prishjen e godinës.

Burg 18 vjeçarit, protestuesit i japin kurajo nga ‘Unaza e Re’: Je heroi ynë

Të fundit