Flash News

KRYESORE

"Për hapjen 100% të listave", Patozi ironizon Bashën: Në garë kush i hap më shumë

"Për hapjen 100% të listave", Patozi ironizon Bashën:

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili u shpreh në një njoftim për mediat së është për hapjen 100% të listave.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Patozi ka ironizuar kreun e PD, teksa shprehet se ata që i mbanin mbyllur listat “me njëqind dryna deri dje” sot janë në garë se kush do t’i hapë më shumë.

Më tej ai shkruan se Shqipërisë i del më mirë kur ata zihen se sa kur ulen e bëjnë pazar.

"Nuk është barcaletë, por është fakt se pikërisht ata, që i mbanin mbyllur me njëqind dryna deri dje, sot janë në garë se kush t'i hapë më shumë. Për të tjerat, s'ka problem. Le të vazhdojë kacafytja e zakonshme 30-vjeçare, se Shqipërisë më mirë i del në të gjitha rastet, kur ata zihen, se sa kur ulen e bëjnë pazar", u shpreh Patozi.

Reagimi i plotë:

NË GARË KUSH I HAP MË SHUMË LISTAT

Rëndësi ka që tani listat e hapura nuk kanë më asnjë kundërshtar të rëndësishëm publik në Shqipëri. Dhe kjo është në fakt edhe mrekullia e kësaj kauze.

Sepse i bëri të përkulen para saj me radhë një e nga një të gjithë "sulltanët" e mëdhenj të politikës. Me hir apo me pahir, kjo është një temë tjetër.

Nuk është barcaletë, por është fakt se pikërisht ata, që i mbanin mbyllur me njëqind dryna deri dje, sot janë në garë se kush t'i hapë më shumë.

Për të tjerat, s'ka problem. Le të vazhdojë kacafytja e zakonshme 30-vjeçare, se Shqipërisë më mirë i del në të gjitha rastet, kur ata zihen, se sa kur ulen e bëjnë pazar.

Të fundit