Flash News

KRYESORE

Për Jennifer Aniston është më mirë kur qukat nuk fshihen

Edhe pse është 50-vjeçe, Jennifer Aniston ka treguar se mosha nuk përbën aspak problem për ikoniken e Hollywood. E preferuar sidomos për filmat e zhanrit komedi, Aniston vazhdon të jetë në formë dhe kaq e bukur.

Së fundmi ajo ka pozuar për revistën "InStyle" dhe ka vendosur të mos "maskohet" aspak nën fuqnë e grimit. Ajo ua ka "dhënë" fytyrën fotografëve ashtu natyrale pa asnjë shtresë të kremit pudër. Dhe kur themi natyrale e kemi fjalën që mund të shohim dhe qukat e saj që e bëjnë kaq speciale aktoren amerikane.

Në foton e kopertinës, shohim se Aniston, vetëm sa ka lyer qerpikët e një ton të lehtë në qepallat e syve dhe buzët me një ngjyrë "nude" të lehtë. Aktorja ka treguar se plakja nuk është një proces që e tremb, por që kujdeset në mënyrë intensive për lëkurën e saj pasi kujdesi për fytyrën është shumë i rëndësishëm sipas aktores.

Të fundit