Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Jo të gjithë ata që iu bashkuan ‘Rilindjes’ ishin rrufjanë dhe mercenarë, apo ndryshe “qelbësira.” Kishte ndërmjet tyre njerëz fisnikë dhe energjikë, të cilët i përkisnin shtresave të ndryshme shoqërore, që kishin një ëndërr të sinqertë, që besonin vërtet te Rama. Ashtu si edhe fashizmi, ‘Rilindja’ ishte një lëvizje politike tepër joshëse, sidomos për të rinjtë, sepse ngërthente brenda saj elementë të rëndësishëm që u shitën si revolucion tek “prolet”. Mijëra ishin të rinjtë që iu bashkuan lëvizjes për të rrëzuar një sistem, që sipas tyre po kërcënonte të drejtat dhe liritë e tyre për shkak të korrupsionit. Ajo u shndërrua në shtëpinë politike të gjithëfarëlloj të zhgënjyeri,patrioti, partie dhe ideologjie. Shumica e tyre në kërkim të një formule që do t’i ndihmonte ata të shpjegonin natyrën komplekse të shoqërisë dhe të vetë jetës.
Shumë i besuan asaj, sepse duhet pranuar që ‘Rilindja’, si pasaardhëse e denjë e komunizmit, nëpërmjet demagogjisë dhe një gjuhe puritane diti të flirtojë me sukses me “proletariatin”.
Por, me gjithë aureolën dhe pompozitetin e kuruar me kujdes nga mjeshtrat e spinit, me të cilën erdhi në pushtet, rezultoi e gjitha një fluskë sapuni, sepse tradhtoi dhe shiti ditën me diell, të gjitha kauzat me të cilat erdhi në pushtet, si drejtësia për ngjarjen e Gërdecit, drejtësia për të vrarët e 21 Janarit dhe, së fundmi, në mënyrën më të paturpshme marrëveshjen e detit me Greqinë, duke i dhuruar kështu Greqisë zonën ekskluzive ekonomike. Ajo në fund rezultoi të ishte, as më pak dhe as më shumë, modeli i asaj të cilën vetë kërkonte të përmbyste, pra një qeverisje parapolitike, në një kleptokraci e cila e urren sundimin e ligjit.
Duhet pranuar, për hir të së vërtetës, që ‘Rilindja’ erdhi në një kohë kur Shqipëria po vuante pasojat e një koalicioni të panatyrshëm qeverisës, si dhe pasojat e një krize ekonomike botërore. Ajo erdhi dhe u votua masivisht edhe si pasojë e stanjacionit, mosfunksionimit të institucioneve dhe disintegrimit të demokracisë në tërësi. Por, që prej momentit që ajo mori pushtetin nuk ka qeverisur dot as edhe një ditë të vetme. Përkundrazi ajo e thelloi dhe po e thellon edhe më tej krizën shoqërore dhe politike. Ajo ka sjellë vetëm krizë dhe rrënim të institucioneve, të cilat dikur ofronin siguri për qytetarët e pambrojtur nga një kastë e pangopur dhe e paskrupullt kleptokratesh.
Që prej kohës që ka ardhur në pushtet, duket sikur sfida dhe synimi i saj kryesor ka qenë eliminimi i shtresës së mesme, shtyrja e saj drejt varfërisë, me qëllim nënshtrimin e saj. Të pasurit i bëri më të pasur, shtresën e mesme po e varfëron çdo ditë, ndërsa të varfërit i ka çuar në mjerim. Rritja e pabarazisë ekonomike, e cila e ka përqëndruar pasurinë në duart e një grushti oligarkësh, po degradon jetën e qytetareve dhe është thembra e Akilit për qeverinë dhe arsyeja kryesore e rrënimit të reputacionit të saj.
Kolapsi dhe disintegrimi i demokracisë e ka lënë shumicën e njerëzve të papërfaqësuar, por mbi të gjitha të paaftë dhe të pafuqishme për të ndryshuar situatën e saj. Kërkesat e tyre as që merren parasysh, përkundrazi merren me tallje nga kryerilindasi nëpër takim-funeralet e tij të “larjes së hesapeve”. Ndërsa të ashtuquajturat “reformat e mëdha“, që supozohet të zgjidhin problemet e tyre, nuk janë gjë tjetër veçse makiazh dhe kozmetikë e paaftësisë legjendare të tij për të bërë shtet. Rilindja është shndërruar në një amalgamë dhune brutale dhe terroriste, e cila e holluar pak me një frazeologji demagogjike dhe mashtruese, përbën dhe dozën e duhur për të paralizuar reagimin popullor.
Tashmë, jemi në një situatë kur njerëzit e kanë humbur besimin edhe te drejtësia, intelektualët, media dhe tek akademikët, sepse shikojnë që këta të fundit janë të shitur. Ata janë vendosur në shërbim të ‘Rilindjes’ në kēmbim të interesave dhe privilegjeve personale, si pasojë të gjithë e kanë humbur besimin te demokracia , te kapitalizmi dhe te procesi politik. Për shkak të kësaj tradhtie, ata kanë filluar të besojnë lloj lloj përrallash me sorra, soros dhe teori të tjera konspirative.
Por, ajo që i rëndon dhe i torturon ata më së shumti është mungesa e sigurisë për nevojat bazike të ekzistencës, frika dhe pasiguria për të ardhmen. Ekziston nje kontradiktë e madhe ndërmjet asaj që ‘Rilindja’ premtoi dhe asaj që ajo realisht solli. E gjithë retorika e saj për luftën ndaj korrupsionit, për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” rezultoi mashtrim i përmasave enciklopedike. Ndërsa “Shteti i fortë” ishte mashtrimi më i madh, sepse i bëri dinozaurët e ‘Rilindjes’ aksionerë në çdo sipërmarrje duke vrarë kështu bazën e tregut të lirë . Ajo rezultoi në një frenim drastik të ekonomisë duke rikthyer kështu varfërinë masive në familjet shqiptare, fenomenin e emigracionit, braktisjen e vendit nga profesionistët si dhe ka dëmtuar rēndë fibrën e vlerave kapitaliste, sidomos atë të sipërmarrjes sē vogël.
Pra, një shtet që nuk është tjetër vetëm se një klan kriminal vulgar dhe i paskrupullt. Një shtet që nëpërmjet një “aparati represiv apolitik” ose ndryshe “banda kriminale” shtyp në mënyrë të pamëshirshme çdo reagim të popullit të pambrojtur, të cilit sot i ka veshur këmishën e forcës.
Historia e ka treguar se ku të çon disintegrimi i demokracisë, kriza politike e vazhdueshme, rënia ekonomike dhe korrupsioni kapilar. Nëse do ta lejojmë këtë shumë shpejt do të prekim fundin.
Është detyrë e çdo shqiptari patriot që të bashkohet në një front të madh kundër kësaj të keqeje. Është një moment që kërkon angazhimin e të gjithë njerëzve të ndershëm dhe me integritet të këtij vendi për të rrëzuar këtë regjim kriminal shtetëror me emrin ‘Rilindje’.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38