Flash News

KRYESORE

“Për ju prindër që qani në gjumë nga dhimbja e pamundësisë...”

“Për ju prindër që qani në gjumë nga dhimbja e

Nga Dritan Shano

Qytetarë shqiptarë, por sidomos ju Prindër të Shqipërisë!

Ju prindër që sot fusni dorën në xhep dhe nuk ju dalin llogaritë;

Ju prindër që sot nuk guxoni të ktheheni në shtëpi të përqafoni fëmijët tuaj;

Që qani në gjumë nga dhimbja e pamundësisë;

Që zgjoheni kokëulur dhe nuk arrini t’i shihni fëmijët tuaj në sy

Në ata sy që u keni dhënë jetën;

Në ata sy që u shkëlqejnë nga shpresa sa herë ju shohin ju;

Në ata sy të cilëve ju u ikni vjedhurazi çdo mëngjes.

Votoni numrin 6! Votoni Partinë Demokratike!

Për një ekonomi të fortë, dhe të nesërme të sigurtë;

Që ju të keni më shumë mundësi punësimi dhe të ardhura të sigurta;

Që të keni më shumë mundësi të rrisni bukur fëmijët tuaj;

Që t’i shkolloni ata në shkollat dhe universitetet që ata duan;

Që t’i shihni tek fillojnë punën që kanë ëndërruar;

Që t’i shihni tek krijojnë dhe ata familjen e tyre.

Prindër! Katundarë e Punëtorë!

Të djelën, më 25 Qershor;

Shkoni të votoni;

Jeni përgjegjës para Zotit:

Dhe keni vetëm një detyrë:

Të bëheni Heronjtë e fëmijëve tuaj!

U keni dhuruar atyre jetën, mos i mbani peng të ardhmen;

Mos kini frikë nga e shkuara! Guxoni! Besoni! Bëni zgjedhjen e duhur!

Votoni numrin 6! Votoni Partinë Demokratike!

Të fundit