Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Virion Graçi
Diçka e thjeshtë dhe e zakonëshme të bëhet lajm i pranuar nga redaksia e portalet duhet patjetër të fillojë me shprehjet : “shpërthen Filani,” “çmendet Filania,” “sulmon Ai e godet Ky.” U bëra dhe unë lajm i kronikës së zezë si sulmues, goditës. Në fakt kam bërë një shënim informal për miqtë e mi në FB duke përmbledhur në tre rreshta çfarë ka ndodhur në dy vitet e para të çmimit letrar “Kadare” pa u ngatërruar me të tretin në të cilin isha vetë finalist. Mbaj mend se u kam shkruar ideuesëve të çmimit se, një grup aq i vogël njerëzish si ju, të lidhur në interesa pagash mujore e honoraresh javore me institucionin që e jep atë çmim dhe e propagandon si vlerë e madhe mbarë shqiptare, doni të impononi publikut reliefin e ardhshëm të vlerave duke e populluar para dhënie me emra të rëndësishëm për ju. Mu përgjigjën me korrektesë e natyrshmëri, shkëmbyem mendime përmirësimi dhe e kaluam si një çështje që mund të përpunohej nga të interesuarit në rrugë e sipër. Në dy vitet e para, për arsyet e përmendura nuk u bëra pjesë e asaj gare dorëshkrimesh. Sivjet, emrat e Bashkim Shehut dhe Ylljet Aliçkës në juri, të respektuar të dy si intelektualë e krijues me vlera të rangut të parë, më lanë të besoj se diçka do të ishte më mirë. Dhe ashtu shkoi, pati mjaft prurje, dolën disa finalistë e prej tyre, një kryefinalist, një fitues, pra. Personalisht e urova autorin e promovuar duke uruar njëherësh që vepra e tij e ardhëshme, teksti fitues të vlejë, ta përligjë vëmendjen e shoqërisë dhe investimin e institucionit që e mbështeti, e zbuloi, ia ofron lexuesit si vlerë e rëndësisë së parë.
Disa që duan të bëhen lajm, pas leximit të shënimit tim informal çmenden prej vërteti, shpërthejnë prej vërteti, sulmojnë mua lidhur me faktin se, meqë nuk isha fituesi nuk më takon të diskutoj. Çdo pjesëmarrës vendos në atë garë çfarë ka të shenjtë e të dashur, krijimtarinë e tij. Dhe secili do të dijë, të verifikojë a ka vërtetë seriozitet, ndershmëri apo janë gara fasadë, duke thirrur çdo shqiptar pa dallim feje, krahine, gjinie e ideje për t’i dhënë rëndësi, shkëlqim provizor një fituesi të paramenduar, të paracaktuar?!
Fiton apo jo asnjë gërmë nuk ndryshon në cilësinë e veprës tënde të radhës, çmimet e pamerituara të bëjnë të dyshimtë, qesharak, madje, të skualifikojnë në sytë e lexuesëve të kulturuar. Unë nuk kam çuar libra në konkurse dhe jam lexuar, vlerësuar, pranuar nga lexuesit që në fillimet e mia. Kur konkurset u bënë pa vullnetin e autorit duke marrë direkt hyrjet vjetore në Bibliotekën Kombëtare, nuk mund të vetpërjashtohesha me deklarata të një modestie bërtitëse, dhe, dy vjet më parë kam marrë tre çmime për një libër i cili kishte disa muaj në duart e lexuesëve.
Në kohën kur nuk kishte kaq kureshtje televizive, radiofonike, elektronike për letërsinë në qindra orë biseda “specialistësh”, intervista somelierësh letrarë, kur nuk kishte përnatë udhërrëfyes letrarë për popullin e “paditur”, kuvendime e tryeza pa qoshe për problemet e ashtuquajtura të letërsisë sonë shqipe, njerëzit lexonin më shumë, krijuesit punonin më qetë, ishin më indiferëntë ndaj përmasave artificiale, mediatike të vetjeve të tyre. E unë, i kësaj mendësia jam, nuk mund të bëhet shkrimtari njeri shfaqesh televizive. Por, nga ana tjetër, kur kaq shumë ciceronë librash e “kulturologë”, sistemues vlerash e gjykatës publikë të hierarkive e fakteve historike - letrare, në mënyrë tendencioze, të përsëritur, të stërpërsëritur, përpiqen të keqpërdorin, të denigrojnë dhe si prani fizike në kohë e hapësirë punët e mia, atëherë, pa dashur të bëhem lajm portalesh, rjetesh, ju premtoj se do ta mbroj veten time prej tyre, pasi nuk më kushton aspak mund, aspak dhimbje, asnjë vështirësi në gjetjen e epiteteve e stigmave përkatëse.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38