Flash News

OP-ED

Për mbështetësit e protestës

Për mbështetësit e protestës

Zef Zefi

Shtetin e shqiptarve mbas 1912 e mbyten qysh kërthi shumica e beglerëve kozmopolitë që e kishin humbur lidhjet, ndjesine dhe përgjegjësinë për atdheun. "Ama" e tyre nuk mund të ishte Shqiperia me shtetin e saj postvestfalik, por perandoria e vdekur e Bosforit. Kjo shumicë nostalgjikësh arritën ta çmontonin, pengonin e shkatërronin disa herë shoqërinë e brishtë të shqiptarve bashkë me shtetin e tyre.

Kalimi në shumicë gjatë e mbas Kongresit të Lushnjës i feudalëve e borgjezëve kombëtarë e kombëtaristë ia doli me shumë vështirësi e peripeci të strukturojë shtetin e prosperimit të shqiptarëve deri ne fillim të luftës së II Botërore. Por kozmopolitët, antishqiptarët dhe nostalgjikët e Perandorive, duke abuzuar me luftën çlirimtare e shkatërruan prapë shtetin kombtar në favor të një perandorie tjetër feudaliste e gjakatare, asaj ruso-sovjetike. Skenari i mos-shtetit ose shtetit-satrap ku asistojmë sot është pothuajse i njëjti.

Janë të njëjtit beglerë kozmopolitë, e nostalgjikë, jo më të Bosforit, po të perandorisë staliniste konvergjente me të parën që, fatkeqësisht janë shumicë blerësish, grabitësish dhe tjetërsuesish të pasurisë dhe vullnetit shqiptar për prosperim. Në anën e tyre është mbretërimi prej 24 Maj 1944, gjithsejt 75 vjet përjashtuar 10 vjet me mazhoranca të brishta të borgjezisë e mikroborgjezisë kombtariste, të sakatuar nga regjimi i këtyre kozmopolitëve gjakatarë.

Ky skllavërim gati shekullor i favorizon këta duke e mbajtur të mpirë akoma ndërgjegjen kombëtare të qytetarit dhe të varur prej tyre. Sot Shqipërinë dhe Shtetin e shqiptarëve e kanë kapur për fyti të njëjtat duar të përgjakura të feudo-rilindasve kozmopolitë-soroistë anti-atdhetarë. Leximi i xhufi-zmave, dëgjimi i ram-iz-mave nëpër panele pseudopublicistike është humbje kohe dhe dëm, sepse janë lëndë anestetike njëlloj si LHL të policisë që bëjnë sikur mbrojnë institucionet e shtetit, po në fakt mbrojnë atë të krimit të organizuar, atij politik dhe ekonomik e mafioz të identifikuar tashmë në qeveri, Parlament dhe institucione vendore.

Ndaj lëvizja është frymëmarrje për të marrë pak frymë nga ky lak në fytin e shoqërisë. Protesta është reagim i një trupi të sulmuar që reagon. Askush nuk ka përse të besojë se krejt e mira, kombëtaristët, e patriotët janë mbledhur në anën e reaguesve, protestuesve, siç nuk mund të themi se në palën e sunduesit mungon ky formacion. Kjo e sigurt.

Por lëvizja, reagimi, protesta permanente, paqësore e këmbëngulëse janë i vetmi antikorp për mbijetesë të çdo kombi në këto rrethana.

 

 

Të fundit