Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arlinda Çausholli
-Fatjon, më trego një histori të bukur.
- Çfarë historie zysh?
- Një histori që të ka frymëzuar, që ka një mesazh pozitiv, që të ka dhënë forcë! Ma trego.
- Por kemi matematikë tani…
- Mirë, më trego një numër që të frymëzon, pse të frymëzon, pse e sheh veten të lidhur me këtë numër?
- Zysh, po kemi gjeografi….
- Mirë, më thuaj vendin më të bukur që të pëlqen ty. Ke shkuar apo do shkosh? Më thuaj me kë do të shkosh, çfarë do provosh dhe pse të pëlqen?
…..
Jam e sigurtë, nëse të gjithë ne zgjohemi nesër në mëngjes, shkojmë në klasë dhe japim këtë detyrë, nesër do të ndryshojmë ditën e përbashkët, do të ndryshojmë këndvështrimin për shkollën, do të ndryshojmë ajrin në klasa, sepse ju do trokitni në zemrën e çdo fëmije. Do jepni një mesazh të thjeshtë, por shumë të padukshëm në ditët e sotme; Që kujdeseni. Kujdeseni për çdo nxënës, kujdeseni me vetëdije të plotë dhe me idenë se zemra dhe mendja e cdo fëmije është gjëja më e shtrenjtë që ju keni në ato 5 orë, brenda mureve të shkollës.
Kjo është shkolla.
Ky është mësuesi në sytë e mi. E këtë e them si nënë, si qytetare, si qënie njerëzore që bashkëjeton me 3 milionë banorë të tjerë në një mjedis të vrazhdë si ky i yni, shpëtimi prej të cilit varet pafund nga ju, nga çdo mësues që gjendet në këtë sallë apo jashtë saj.
A frymëzojmë nëpër shkolla? A ndikojmë nëpër shkolla? A zgjojmë mendjet e fëmijëve? E më kryesorja a i edukojmë me vetëbesim këta nxënës, të cilët i kemi të grumbulluar në një mjedis ndoshta pa suva dhe pa ngrohje, por me potencial të pallogaritshëm në të ardhmen e secilit prej tyre dhe të vendit vetë.
A frymëzojmë pra? Kam dyshim që jo.
Ato që unë dëgjoj në shumicën e rasteve, janë teori, tekste pa mbarim, e folur me leje, zhurmë që duhet të pushojë, detyra që nuk motivojnë, etj, etj.
A është kjo shkolla? Them se Jo.
Unë nuk do të doja një robot me nota të mira. Unë do të doja një njeri që ka aftësinë të krijojë, të rrëfehet, të ndjehet mirë, të shpresojë, të ketë hapësirë të argëtohet dhe të mësojë, sepse përballë ka njërin prej jush që e frymëzon dhe e motivon për të ecur përpara, e jo për t’u ndrydhur në një karrige dërrase, kruspull në bankë, e kruspull në shpirt.
Frymëzimi quhet Mësues dhe unë e barazoj Mësuesin me Fluturën. Flutura ka krahë, i sheh gjërat nga lart, kontrollon, vigjëlon, i mbyll krahët, ulet mbi lule, e bën me butësi, me ngjyra, dhe i flet asaj. E të dyja duken bukur bashkë, sepse kanë një qëllim.
Sa mësues duken bukur me nxënësit? Mendojeni…
Unë e di se nuk jeni të paguar sa duhet, e di se secili ka probleme të shumë formave në shtëpi – siç i kemi të gjithë - por dashuria për të nxitur vetëbesimin tek të rinjtë, dëshira për t’i parë të qetë dhe të lirë, që kur të shohin mësuesin, mos të shohin kafaz por një oaz të bukur mirësie, nuk besoj se lidhet me pagesën. Eshtë e brendshme. Eshte zgjedhje. Do energji, por nëse zgjedhim ta bëjmë, është shumë e lehtë, do të jetë e natyrshme dhe kënaqësia që merret nga fëmija është shumë më e madhe dhe nuk ka lidhje me paranë. Fëmija ta kthen mundin shpejt.
Të mos harrojmë, për një pjesë të madhe, për ata që vijnë nga familje të mangëta e të boshatisura, për një fëmi, ju jeni gjithçka ka.
Kjo është shtëpia ime. Ftova shokët e tim biri për darkë dhe organizuam dy orë zhvillimi personal, për të folur e dëgjuar se çfarë pëlqejnë e çfarë nuk pëlqejnë të vetja, cilat janë ëndrrat dhe çfarë i frymëzon e çfarë i motivon. Kanë shkruar, kanë folur, kanë qeshur dhe janë përlotur…
Rezultati ishte fantastik. Unë thjesht i nxita dhe u kujdesa që çdo njeri aty të kishte rëndësinë e tim biri. Sepse fëmijët janë të gjithë njësoj dhe nuk i ndan asnjë gjë, deri sa djemtë bëhen burra dhe vajzat bëhen gra, e secili shkon në rrugën që i përket.
Unë ju nxis të gjeni një ide sot. Një ide që nuk ka lidhje me librin, oraret, realizimin e planeve, kurrikulat, politikën, çekanet e përditshme, që po rrahin me forcë gjithçka, përveç se një gjëje: nuk po rrahin zemrën e fëmijëve që na mbushin shkollat sot. Nëse e gjeni, do ta keni të lehtë sepse do të mbaheni fort te ajo, do t’ju japë optimizëm, do fitoni mbi rutinën dhe do të jetë shtysë e fortë për rezultate konkrete.
Një ide mund të jetë…..
- Nesër do përpiqem që të motivoj nxënësit në klasë nën temën “Cila është shpresa ime?”
Një ide tjetër mund të jetë….
- Nesër nuk do të kritikoj asnjë. Nesër vetëm do të nxis. Nxitja prodhon kurajo. Kurajo prodhon entuziazëm. Entuziazmi prodhon vrull. Vrulli prodhon liri dhe ndjesi të mirë bashkëpunimi.
E në fund të ditës do kemi 200 ide. Eshtë një hap shumë i madh për të dhënë leksion apo shembull mirëqënieje te çdo nxënës, qoftë edhe te vetja. Do hapni një derë pa dryn, dera pa dryn është luks i madh. Quhet e hapur, ju duhet vetëm ta shtyni.
Siç e shtyu Mësuese Gjylo….Mësuese Gjylo, ka patur një fëmi në shkollën 9-vjeçare që nuk fliste. Prindërit e kishin dërguar në shumë doktorë, por pa rezultat. Mësuese Gjylo, e mori shumë përzemër rastin në fjalë. Mblodhi klasën dhe drejtoi çdo nxënës, që të mos shfaqte as habi, as përçmim, asnjë shenjë që mund ta vinte në siklet vajzën që nuk fliste. Do jepnin shumë dashuri dhe ndjeshmëri. Pas tre vitesh, në një orë letërsie, Mësuese Gjylo kishte dhënë një poezi të mësohej përmendësh nga klasa. Thirrjes për vullnetar recitimi, iu përgjigj një krah i bardhë dhe i hollë. Vajza që nuk fliste që fëmi, filloi ta thoshte…..ngadalë, me pak belbëzim, por nuk pipëtiu njeri derisa e mbaroi, dhe klasa shpërtheu në duartrokitje.
Mësuese Gjylo me gjithë nxënësit e saj dolën mbi mjekësinë, sepse kujdesi dhe dashuria – sidomos te fëmijët – hyn dhe vepron në skutat më të errëta.
Duhet të ndezim një dritë në shkolla, ose duhet të ndezim një zjarr. Sepse është e rëndësishme të kuptohet se nuk edukohet vetëm mendja, por edhe zemra dhe kjo është më kryesorja. Ju edukoni 20 përqind të popullsisë, që nesër do të jetë 100 përqind e ardhmja e Shqipërisë.
Na duhen të gjithë me nota të mira? Jo. Na duhen qytetarë që vetëbesojnë, që krijojnë, që flasin të lirë, që shpresojnë e që ndjehen të vlefshëm, sepse ju i keni mësuar të jenë të atillë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38