Flash News

KRYESORE

Për mësuesit, për njerëzit e thjeshtë me peshë të madhe

Për mësuesit, për njerëzit e thjeshtë me peshë

Nga Mirela Kabarina - ish Ministre e Arsmimit

Të dashur mësues,

Në këto ditë të nxehta politike të qershori, të rëndësishme për fatin e jetëve tona , të fëmijëve tanë dhe të vendit  jemi duke shkuar  drejt instalimit të diktaruës,  pasi në datë 30 Qershor nuk do ketë zgjedhje demokratike por votim për një kandidat, doja t’ju drejtohesha me disa fjalë zemre.

Të mirët mësues,

Ju jeni  arkitektë të shoqërsië, jeni Ju , dhe vetëm Ju që e mëkoni atë. Ndaj dhe jeni të rëndësishëm, ndaj dhe jeni njerëzit më të besuar për fëmijët, pas prindërve.

Ju jeni mendja, zemra, shpirti dhe forca e shoqërsië, pasi Ju  nuk jeni vetëm profesionistë të fushë por Ju keni një mision:  të ndërtoni një shoqëri të mirë, të ndërtoni një shoqëri ku morali është i pari, të ndërtoni një shoqëri vlerash ku më i miri fiton, të ndërtoni një shoqëri ku virtyti e mirësia duhet të jetë mes nesh,të ndërtoni një shoqëri  për zhvillimin, vazhdimësinë dhe ardhmërinë.

Ndaj dhe Ju, në fakt, si pararojë e shoqërisë, keni një  detyrë të rëndësishme më 30 qershor: t’i tregoni nxënësve tuaj që ju kurrë nuk do jeni projektuesit dhe ndërtuesit e dikaturës, atë të cilën prindërit dhe gjyshërit e tyre  e rrëzuan 30 vite më parë.

Sepse Ju  jeni njerëzit e dijes, jeni një hap para  shoqërisë, pasi Ju më mirë se kushdo e dini çdo të thotë diktaturë: shpërfillje, denigrim, jozhvillim, një sistem filozofia e të cilit është dhuna.

Dhe Ju  këtë kurrë nuk do ta lejonit për nxënësit tuaj të dashur, sytë e të cilëve janë të drejtuar nga Ju në çdo ditë të vitit, pasi ju jeni model për to.

Ndaj, bëjini nxënësit tuaj krenarë,shpërblejini atyre dashurinë dhe respetkin që kanë për Ju, tregojini  atyre dhe prindërve që Ju nuk mund të jeni pjesë e një farse të tillë votimesh, pasi Ju i keni mësuar  atyre demokracinë,  ku njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin më të mirët për të drejtuar dhe jo t’i diktohet  votimi.

Ju jeni  jerëz të thjeshtë, por me peshë të madhe, me vlerë të pacmuar.

Ndaj dhe Ju, si pararojë, duhet ta drejtoni shoqërinë në konsolidimin e demokracisë drejt  rrugës europiane të zhvillimit.

Dhe, më shumë se kurrë duhet ta bëni tani, nesër do të jetë tepër vonë…

Sinqerisht,

Mirela Karabina

Të fundit